Aksion ne pese qytete per kapjen e atentatoreve te prokurorit, kerkohet i forti i Lushnjes

Aktualitet

Në lidhje me atentatin ndaj Arjan Ndojt, Policia po zhvillon operacion në Lushnje dhe Vlorë ku dyshohet se janë fshehur bashkëpunëtorët e Redjan Rrajës.

Dyshohet që në këto qytete fshihen dy autorët e tjerë, bashkëpunëtorë të Redjan Rrajës, në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj të premten e kaluar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

FNSH, RENEA dhe forcat operacionale speciale vijojnë prej 5 ditësh aksionin Vlorë, Lushnje, Shkodër dhe Fushë Krujë.

Në Lushnjë po kërkohen në zonën e Kënetës, pasi dyshohet se një banesë është përdorur për bazë materiale. Sipas burimeve banesa është mbajtur në vëzhgim prej disa ditësh.

Dyshohej se janë fshehur armë dhe automjete për të kryer atentate, por gjatë kontrollit nuk u gjet gjë.

Në operacion janë angazhuar forcat RENEA dhe ato të FNSH-së. Në pranga deri tani është vënë Redjan Rraja të cilit i janë gjetur gjurmë në makinën e autorëve

ME TE LEXUARAT