Vrasja e 43-vjeçarit ne Shkoder, zbulohen detaje te reja

Aktualitet

Detaje të reja nga vrasja e 43-vjeçarit në Dukagjin. Autorët e vrasjes së Gjergj Krygjës kanë lëvizur me një mjet tip ‘Fuoristradë’ në afërsi të banesës së 43-vjeçarit. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Sume të Dukagjinit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mësohet se viktima ka marrë 4 plagë si pasojë e atentatit me armë zjarri, ndërkohë që autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes pas krimit.

43-vjeçari kishte shkuar në fshat për të mbledhur prodhimet e dimrit, që ka në tokat bujqësore, kur është qëlluar për vdekje. Ai është vrarë në afërsi të banesës që ka në fshat, por shkonte aty vetëm për të mbledhur prodhimet e dimrit. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe po punon për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje.

ME TE LEXUARAT