Rreshjet e shiut përmbytin Durrësin, ja zonat më problematike

Aktualitet

Rreshjet e dendura të shiut si dhe era e fortë kanë krijuar vështirësi në lëvizjen e këmbësorëve dhe mjeteve në pasditen e sotme në qytetin e Durrësit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Situata është bërë problematike në kryqëzimin e “Stadiumit”, rrethrrotullimi tek “Stacioni i trenit”, shëtitorja ‘Taulantja’, pasi uji ka arritur disa centimetra.

Kjo situatë ka ndodhur si pasojë e bllokimit të kanalizimeve në qytetin e Durrësit dhe njëherazi ka shkaktuar shumë kaos në trafik.

ME TE LEXUARAT