Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Gruaja nga Tropoja qe fitoi zgjedhjet per prokurore ne SHBA

Një shqiptaro-amerikane Buta Biberaj fitoi dje zgjedhjet për postin e prokurorit në prefekturën Loudon të shtetit të Virxhinias në SHBA.

Ajo mori 52,303 vota ose 49,5% të tyre kundrejt kandidates Nicole Wittmann që mori 50,218 vota.

Bude (Buta) Biberaj vjen nga familja shqiptaro-amerikane Biberaj nga Tropoja. Budja është një prej 8 fëmijëve të Hysen e Aishe Biberaj.

Familja Biberaj është vendosur në Loudon të shtetit Virxhinia, ndërkohë që vetë Bude Biberaj ka lindur në SHBA. Ajo vazhdoi studimet për drejtësi dhe është e njohur në komunitet si avokate dhe gjyqtare.

Ajo vendosi të kandidojë për Partinë Demokratike amerikane për kryeprokurore dhe mori një mbështetje të gjerë nga njerëz të fushës dhe mediat.

Leave A Reply

Your email address will not be published.