BE: Tetori i 2019 ne gjithe boten, tetori me i nxehte ne histori

Aktualitet

Temperaturat mesatare në të gjithë botën për tetor 2019 ishin më të nxehtat të regjistruara në historinë e këtij muaji. Ky është përfundimi i nxjerrë nga agjencia e BE-së për monitorimin e tokës, ‘Kopernik’.

Shumë vende evropiane panë temperatura mbi mesatare gjatë gjithë muajit, me përjashtim të atyre në veri dhe veri-perëndim të kontinentit, por anomalitë e temperaturës evropiane shpesh janë më të mëdha se ato globale, veçanërisht në dimër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Temperaturat, njofton Mjedisi sot, ishin gjithashtu mbi mesataren në pjesë të mëdha të Arktikut, por pjesa perëndimore e SHBA-së dhe Kanadaja përjetuan temperatura më të ftohta se zakonisht.

Temperatura e tetorit është tashmë 1.2 ° C mbi nivelet para-industriale të përcaktuara nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës (IPCC), tha agjencia e monitorimit të tokës ‘Kopernik’.

Kjo është afër kufirit ambicioz 1.5 ° C të përshkruar nga marrëveshja e klimës në Paris e cila synon të mbajë ngrohjen midis 1.5 ° C dhe 2 ° C.

ME TE LEXUARAT