Vettingu ne Polici, drejtori i SHÇBA justifikon 1.4 milion leke

Aktualitet

Drejtori i Inspektimit dhe Ankesave në SHÇBA-së, Oltion Shehu rrezsikon të mos e kalojë vettingun që po ushtrohet në radhët e Policisë, ndërkohë që mësohet se kjo vjen për faktin e mos regjistrimit në sigurimet shoqërore në kohën kur punonte si menaxher në një sallë bingoje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu Shehut i janë gjetur mangësi pasi ndaj tij rezultojnë edhe dy masa administrative ndërsa nuk ka deklaruar saktë pasurinë e tij, një shifër prej rreth 1.4 milionë lekësh.

Inspektori ka argumentuar se në kohën që administronte bingon, ka fituar shuma të konsiderueshme nga bakshishet të cilat nuk kishte se si ti deklaronte, ndërsa avokati i tij ka kërkuar rivlerësim të shpenzimeve, por që nga ana tjetër komisioni i jashtëm i vlerësimit vendosi kontraktimin e një eksperti kontabël, për këtë çështje.

“Nuk kam pasur kohë të mjaftueshme për të pergatitur relacionin përsa i perket deklarimit të të ardhurave të pasurisë. Komisioni të marr parasysh të ardhurat para viteve ‘98, pasi në atë kohë nuk deklaroheshin pagat. Banesa 2 katëshe është ndërtuar nga të ardhurat e krijuara ndër vite”, ka thënë Shehu para komisionit të vettingut.

Pyetje nga anëtarët e Komisionit: Më 30 maj 2019 keni dhënë doreheqje, në lidhje me mangesitë vijnë si rezultat i lodhjes në punë, si kanë ndryshuar aftësitë profesionale për t’u përballur me fluksin që keni tani si shef sektori për Ankesat?

Shehu: Për dorëheqjen si inspektor, drejtori ka të gjitha atributet për të marrë masa ndaj meje, ky ka qënë një gjykim i imi.

Pyetje: A përfitonit bakshishe nga puna private?

Shehu: Në aktivitetin e lojërave të fatit liheshin bakshishe.

Lidhur me mosdeklarimin e mungesës së pagesës së sigurimeve, Shehu ka thënë se nuk ka qenë në dijeni të këtij fakti.

Oltion Shehu ishte i pari nga lista prej 12 drejtuesve në SHÇBA që iu nënshtrua që u përball me vetingun në radhët e policisë.

Lista e punonjësve të SHÇBA që do t’i nënshtrohen vlerësimin kalimtar dhe periodik, në shortin e parë (aktualisht në detyrë)

ME TE LEXUARAT