Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

“Një popull për drejtësi”, nis marshi për tre vjetorin e vdekjes së aktivistit Astrit Deharit (video)

Në tre vjetorin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari dhjetra qytetarë kanë nisur marshi në kërkim të drejtësisë për rastin e tij.

Marshi me moton “Një popull për drejtësi” po zhvillohet para sheshit “Skënderbeu” në Prishtinë drejt Prokurorisë së Shtetit.

Astrit Dehari u arrestua fillimisht si i dyshuar për sulm mbi Kuvendin e Kosovës bashkë me disa anëtarë tjerë të Lëvizjes Vetëvendosjes.

Ai vdiq derisa ishte në paraburgim në Burgun e Prizrenit. Rasti i anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje është kthyer në rigjykim, por ende nuk është caktuar data.

Leave A Reply

Your email address will not be published.