Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Basha vijon turin e takimeve me të rinjtë, udhëton sot drejt Korçës

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të vijojë turin e takimeve me të rinjtë në të gjithë Shqipërinë.

Pas takimit në Elbasan, Basha do të shkojë sot pasdite në Korçë, për të bashkëbiseduar me studentët e këtij qyteti.

Lajmin e bën të ditur vetë kreu i PD-së në një postim në rrjetet sociale. “Sot vijojmë në Korçë me “Rrugëtimin për Shqiperinë. Ftoj të rinjtë e dhe të rejat Korçës të bashkëbisedojmë sot në orën 17:00!” shkruan Basha.

Dje, kreu i opozitës ishte në Elbasan ku zbuloi para të rinjve se si do jetë plani i tyre për universitetet.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet