Vettingu, Prokurori i krimeve te renda perdori makinen e trafikantit ne Greqi

Aktualitet

KPK ka zhvilluar seanceb për Përparim Kullurin, prokuror i Krimeve të Rënda. Sipas raportit të ILDKP, Kulluri ka deklarim të saktë, nuk ka fshehje apo konflikt interesash.

Përsa i përket pasurive, prokurori zotëron një apartament banimi në Tiranë me vlerë 6,5 milionë lekë, marrë më kredi bankare 5 milionë lekë dhe “cash” 500 000 lekë. Shumë e papaguar është 1 milion lekë. Komisioni hetoi përmbushjen e kritereve ligjore të përfitimit të kredisë së butë. Rezultoi se kur ka aplikuar, subjekti nuk zotërontë ndonjë pasuri. Nuk ka dyshime mbi përfitimin. Lidhur me shumën 500 000 lekë, rezulton se subjekti kishte mundësi të kursente këtë shumë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu, zotëron një makinë “Land Rover” e vitit 2014, blerë 2,4 milionë lekë. Pasuria, e justifikuar.

Subjekti ka deklaruar obligacione, të investuara përmes 7,7 milionë lekë nga një shpronësim.

Makinë Volkswagen 21 mijë euro, e blerë nga shitja e një mjeti tjetër. Në analizë të burimeve të përdorura konstatohet se mjeti është likuiduar para se të shitej mjeti tjetër. Subjekti ka deklaruar se për shitjen e mjetit ka autorizuar dikë tjetër.

Në lidhje me figurën, DSIK ka konstatuar papërshtatshmëri për vijimin e detyrës. Ka informacione për kontakte të papërshtatshme me persona te përfshirë në krimin e organizuar. Disponohen të dhëna që subjekti në 2012 dhe 2014 ka pasur kontakte jorastësore të papërshtatshme. Kpk verifikoi informacionet sekrete të DSIK. Vëzhguesi i ONM tha se Kulluri ka pasur kontakte me personin me iniciale A.B., i njohur edhe me inicialet M.B. Ka informacione se A.B. ka qenë i proceduar në Greqi për “shitje të narkotikëve”. Po ashtu, ai është hetuar për “trafik ndërkombëtar narkotikësh” nga Krimet e Rënda. Nga sistemi Tims rezulton se Kulluri ka kaluar disa herë kufirin me një automjet të shtetasit A.B. në vitet 2012. Në deklarimet e tij për figurën, subjekti nuk e ka deklaruar këtë kontakt.

Subjekti ka pohuar se nuk e ka takuar shtetasin A.B. që në vitin 1990. Ndërsa mjetin ia ka marrë shtetasit M.D., që i ka thënë se mjetin e kishte të një shoku. Kulluri tha: “Nuk më është bërë asnjëherë pyetje nëse e njoh A.B. Ne kemi qenë studentë në vitin 1990, kemi qenë në të njëjtën godinë, në të njëjtin kat. Unë nuk kam pasur më kontakte të mëvonshme me të. Nuk e dija as që tani paska emër tjetër. Pasi u njoha me aktet, konstatoj se sa i përket gjetjeve të ONM, dua të them që nuk kam dijeni se ai ishte hetuar në Shqipëri. Nuk kam dijeni se ai është hetuar në vitin 2014 nga Krimet e Rënda. Unë nuk mund ta dija një fakt të tillë, vetëm nëse do të isha prokuror i çështjes.a2cnn

ME TE LEXUARAT