Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Real Madrid i propozon Sitit shkembimin e çmendur

Real Madridi tashmë e ka të qartë: Rahem Stërling duhet të vishet me fanellën e bardhë dhe së bashku me Eden Hazard dhe Karim Benzema, të jenë treshja ideale e sulmit të kryeqytasve. Lajmin e ka dhënë “Sky Sports Uk”, me “Los Blancos” që po bëjnë gati një ofertë të çmendur për Mançester Sitin.

Bëhet falë për një çek prej 80 milionë eurosh plus kartonin e uellsianit Gareth Bejl për ta bindur Mançester Sitin që ta lërë sulmuesin xhamajkan të natyralizuar anglez të lirë që në janar. Stërling, që në këtë sezon ka shënuar 13 gola në 15 ndeshje, u ble nga “Qytetarët” në vitin 2015 për 65 milionë euro nga Liverpuli.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet