Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj, autoret i vodhen targat nje vajze ne Tirane

Policia dhe prokuroria jane duke verifikar cdo fakt ne lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe dy personave qe ndodheshin ne makinen e tij tri dite me pare.

Sipas hetimeve te deritanishme eshte mesuar se targat “AA 342 LM”, me të cilat u perdor makina tip “Mercedez Benz” e përdorur për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në mbikalimin e Sukthit në autostradën Durrës-Tiranë janë denoncuar të vjedhura në Tiranë një javë para ngjarjes. ReportTv mëson se ato i përkasin një veture ‘Nissan’ në pronësi të V.Gj. e cila kur ka dalë një javë më parë në mëngjes të përdorë makinën e saj e ka gjetur atë pa targa.

loading...

Rekomandojme

Policia ka nisur hetimet por nuk ka mundur të gjejë autorët e vjedhjes së kësaj targe e cila ka qenë pjesë e planit të atentatit të mirë organizuar më herët.

Në pyetje është marrë edhe e reja pronare e mjetit që i janë vjedhur targat ndërsa denoncimi i saj nuk ka mundur të parandaloj krimin pasi policia nuk ra në gjurmët e hajdutëve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet