Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Aksidenti me tre te plagosur ne Prrenjas, drejt Tiranës ne gjendje kritike nje grua

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00 në Prrenjas, në vendin e njohur si kthesat e Pishkashit ku e plagosur ka mbetur Merita Dervishaj.

Mjeti tip “VolsWagen” me targa AA035UP ka dal nga rruga dhe ka përfunduar në lumë. Raportohet se Dervishaj bashkë me dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Të plagosurit u transportuan në Spitalin e Librazhdit por që më pas Merita Dervishaj është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë pasi gjendja e saj paraqitet kritike.

Ende nuk dihen ende shkaqet e daljes së automjetit nga rruga. Ndërkohë policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet