Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Policia masa te forta per parandalimin e aksidenteve, 47 leje te pezulluara per tejkalim shpejtesie mbi 155 km/h

Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës, nisur nga prioritetet e kontrollove policore për parandalimin e aksidenteve rrugore, ka ushtruar kontroll me përzgjedhje ndaj mjeteve të transportit publik qytetas dhe ndërqytetës në orare dhe vende të ndryshme, ku janë konstatuar shkelje aq sa flagrante dhe të rrezikshme, siç ishte rasti i një autobusi që kishte më shumë se 80 pasagjerë, vazhdoi lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalonte atë, në një nga kryqëzimet kryesore të kryeqytetit si dhe rezultoi në gjendje të dehur në masën 0.69 mg/l, rrezik potencial që për nga kapaciteti mbartës i autobusit, mund të shkaktonte tragjedi në rrugë, nëse përfshihej në ngjarje rrugore.

Gjithashtu në fokusin e kontrolleve të rrugorëve të kryeqytetit, ditët e fundit ka qënë edhe përparësia ndaj këmbësorëve, përdorimi i kaskës mbrojtëse nga përdoruesit e mjeteve me dy rrota, parandalimi i përdorimit të celularit gjatë drejtimit të mjetit, parandalimi i shpejtësisë, etj;

Përgjatë 48 orëve të fundit, rrugorët e kryeqytetit kanë konstatuar dhe:

• Kapur në kushtet e flagrancës 23 shtetas, nga të cilët 7 në gjendje të dehur, 15 të pa pajisur me leje drejtimi dhe 1 për falsifikim të dokumenteve zyrtare.

• Pezulluar 47 leje drejtimi, nga të cilat: 16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 22 për shpejtësi mbi normat e lejuara që varionte nga 155km/h deri në 175 km/h, 2 për mos bindje ndaj shenjës së ndalimit, 5 për largim nga vendi i aksidentit dhe 2 për shkelje të tjera.

• Proceduar me masë administrative 287 drejtues mjetesh për mos përdorim të rripit të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit.

• 123 drejtues motomjetesh për mos përdorim të kaskës mbrojtëse.

• 122 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve.

• 42 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.

• 57 drejtues mjetesh të pasiguruar dhe certifikuar teknikisht.

• 562 mjete dhe drejtues mjetesh, për ndalim pushimi dhe qëndrimi.

• Verifikuar 46 ankesa të adresuara nga qytetarët nëpërmjet Komisariatit Dixhital dhe forma të tjera, në funksion të të cilave janë vendosur 67 masa administrative, kryesisht për parkime të gabuara.

Si dhe janë vendosur 789 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

#PoliciaRrugoreNëShërbiminTuaj
#RregulliDheSiguriaPrioritet

Leave A Reply

Your email address will not be published.