Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Fier/ Nuk pagoi taksat, arrestohet biznesmeni

Një biznesmen ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për “Fshehje e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”.

Burime zyrtare nga policia e Fierit bënë me dije se pas hekurave përfundoi Iljaz Fisheku, 60 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me Vendimin e datës 15.04.2019, ka vendosur masën “Arrest me burg”, për veprat penale “Fshehje e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”. Ky shtetas, në subjektin e tij me aktivitet në fushën e hidrokarbureve, nuk ka paguar taksat dhe tatimet në shtet në shumën prej 38.688.297 lekë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.