Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Del nga reanimacioni Arjan Ndoja, transferohet ne nje dhome te veçante

Prokurori i Durrësit Arjan Ndoja ka lënë sallën e reanimacionit në spitalin e Durrësit, dhe është transferuar në një dhomë të veçantë, ku do të mbahet sa të kalojë gjendjen jo të mirë shëndetësore.

Në derën që të çon në dhomën e tij, shihen punonjës policie, po numri i tyre është mjaft i kufizuar, në krahasim me mbrëmjen e djeshme ku spitali u blindua nga efektivët blu.

Ndoja ka dhënë dhe dëshmi gjatë ditës së djeshme, ku është shprehur se atentati nuk ka qenë ndaj tij, dhe se ai nuk njihte asnjë prej autorëve, pasi ngjarja kishte ndodhur shumë shpejt.

Po ashtu burime nga spitali i Traumës në Tiranë bëjnë me dije se edhe Andi Maloku e ka kaluar gjendjen kritike për jetën, pavarësisht se rrezikon që të mbetet i paralizuar për shkak se një prej plumbave e ka prekur në shtyllën kurrizore.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet