Po fliste live me kamera, kengetari humb jeten ne aksident ne Durres

Aktualitet

Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Shkozet-Plepa në Durrës.

Makina tip “Renault Clio” ka dalë nga rruga dhe është përplasur më pas me bordurën dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Erjon Beli.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Viktima ishte nga Kavaja, ndërsa punonte si këngëtar në një lokal nate.

Sipas te dhenave te policise, mesohet se në momentin e aksidentit, i riu dyshohet se po fliste live me kamer në celular me një person tjetër.

Kjo është pista kryesore ku policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

ME TE LEXUARAT