Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Non grata nga Shqiperia, proteste ne sallen ku ambasadori i OSBE fliste per lirine e medias

Prezenca e OSBE në Shqipëri organizoi nje forum mbi “forumin e Lirisë së mediave”, por një grup protestuesish me pankarta në duar kanë arritur te hyjne ne sallen e aktivitetit dhe kane kritikuar dhe kanë bërë thirrje kundër ambasadorit, Bernd Borchard.

Protestueset e “unazës së re” me pankarta në duar kanë thirrur ‘’Shame on You” duke dënuar gjestin e tij të bëra ndaj banorëve të Astirit.

Protestuesit mbanin në duar pankarta, përmes së cilave kërkuan largimin e Borchard nga Shqipëria.

“Borschard ik në shtëpi bashkë me gishtin tënd të mesit”, “Non Grata”-thuhej në shkrimet e protestuesve të “Astirit”.

Diplomati ngriti gishtin e mesit ndaj banorëve dhe kjo sjelljeje solli reagime të forta, çka detyruan më pas dhe vetë ambasadorin e OSBE Borchard të kërkonte falje publike.

Leave A Reply

Your email address will not be published.