Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Kush eshte Landi Muharremi, ndodhej ne makine me prokurorin Arjan Ndoja

Landi Muharremi është identifikuar si një prej personave të plagosur nga plumbat që u derdhën në drejtim të makinës me të cilën ai udhëtonte dhe brenda së cilës ndodhej edhe Arjan Ndoja, prokuror i Durrësit. Një person i tretë ka mbetur gjithashtu i plagosur.

Landi Muharremi i njohur si “i forti i Sukthit”, ishte një prej personave që u akzua si i përfshirë në rrahjen barbare ndaj biznesmenit libanez, Faad Mitri.

Më 10 shtator të 2016-s, Mitri u dhunua nga disa persona, të cilët e ndaluan në rrugë teksa ishte duke udhëtuar me makinë. Skena e tmerrit ndodhi në sy të familjes së biznesmenit.

Shkak për ngjarjen ishte bërë një konflikt pronësie në Gjirin e Lalëzit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet