Kapet shqiptari ne tren, i gjenden ne çante 90 mije euro

Aktualitet

Një i ri shqiptar është kapur në Itali me pothuajse 90 mijë euro para të gatshme në valixhe pa mundur të tregojë se nga i mori.

Ai po udhëtonte në trenin me rrugën Venecia-Bari, kur pasi iu nënshtrua një prej kontrolleve të zakonshme të udhëtarëve, iu gjetën me vete shuma e lekëve prej 88,850,00 €.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas mediave italiane shqiptari, në të kaluarën, ishte denoncuar vazhdimisht dhe arrestuar për vepra të drogës. I riu gjithashtu kishte për detyrë të qëndronte në një komunë në provincën Matera në sajë të një rregulloreje specifike të lëshuar nga Gjykata e Matera.

Për këtë arsye, i riu u zbrit në stacionin Rimini dhe iu dorëzua Policisë Hekurudhore, të cilët, ndërkohë, kishin kërkuar mbështetje për të vlerësuar ekzistimin e krimeve të mundshme financiare dhe valutore.

Hetimet vazhdojnë dhe synojnë të verifikojnë origjinën e shumës së transportuar nga i riu shqiptar.

ME TE LEXUARAT