Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Atentati ne Durres, prokurori Ndoja identifikon autoret e sulmit ne autostrade

Prokurori Arjan Ndoja dhe dy të plagosurit e tjerë nga atentati me armë zjarri te mbikalimi i Shkozetit pasditen e sotme i kanë identifikuar autorët e sulmit.

Policia po kreh zonën dhe është vënë nën ndjekje të tyre. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 të pasdites së sotme, citon ora news duke bere me dije se te plagosurit kane arritur te identifikojne personat qe kane qelluar ndaj tyre me arme.

Nga të shtënat u plagos prokurori Arjan Ndoja 44 vjeç dhe 2 personat që udhëtonin me të, A.L., 48 vjeç dhe A.M., 30 vjeç.

Leave A Reply

Your email address will not be published.