Arrihet marreveshja, te denuarit shqiptare ne Itali do transferohen ne Shqiperi

Aktualitet

Qeverite e dy vendeve duket qe kane arritur marreveshje qe të burgosurit shqiptarë që vuajnë dënimin në Itali do të transferohen në Shqipëri.

Kjo marrëveshje mesohet se eshte arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut italian Giuseppe Conte gjate vizites qe kreu i qeverise shqiptare po zhvillon ne Rome.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vendimi është bërë i ditur nga Conte gjatë konferencës së përbashkët për media me kryeministrin Rama.

“Kemi kryer një studim për bashkëpunimin tashmë intensiv në gjyqësor dhe polici. Unë përsëris angazhimin e Italisë për forcimin e këtij bashkëpunimi, me vëmendje të veçantë në luftën kundër krimit të organizuar dhe jam i kënaqur që mund të njoftoj se është arritur një marrëveshje edhe në sektorin e rëndësishëm të transferimit të të burgosurve shqiptarë, tashmë një transferim i parë do të realizohet së shpejti,” eshte shprehur Giuseppe Conte

ME TE LEXUARAT