Aksioni/ Shtate te arrestuar brenda 1 dite ne Elbasan, detajet e policise

Aktualitet

Gjatë 24 orëve të fundit policia e Elbasanit, ka arrestuar 7 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Në njoftimin e policisë, 7 personat akuzohen për armë mbajtje pa leje, vjedhje, përndjekje të një shtetaseje etj. Mësohet se një 39 vjeçar, përndiqte dhe ka kanosur me fjalë, si dhe i ka thyer xhamat e lokalit një shtetaseje 30-vjeçare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa një 24 vjeçar me iniciale  A.B., gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan 2 doza lëndë narkotike, e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Ja njoftimi  i plotë i policisë:

Vijon puna nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajta pa leje e armëve”, shtetasi:

R.V., 77 vjeç, banues në fshatin Stravaj, Prrenjas, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë dhe 7 fishekë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestuan në flagracë shtetasit:

S.B., 25 vjeç dhe F. Q. 21 vjeç, të dy banues në fshatin Mjekës, Elbasan. Arrestimi i tyre u bë pasi në një magazinë u kapën duke vjedhur pjesë metalike të një makinerie, të cilat u sekuestruan së bashku me mjetin tip Seat, me të cilin do të bënin transportimin e tyre.

Xh. Gj., 39 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përdjekur e kanosur me fjalë, si dhe i ka thyer xhamat e lokalit një shtetaseje 30-vjeçare.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

N.B., 61 vjeç, banues në fshatin Dëshiran, Belsh dhe I. K., 28 vjeç, banues në Librazhd. Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motoçikletat pa Leje Drejtimi.

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi:

A.B., 24 vjeç, banues në Librazhd, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan 2 doza lëndë narkotike, e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

 

ME TE LEXUARAT