Rusia nis ftesen per Shqiperine qe ti bashkohet ne forumin e Euro Azise

Politikë

Rusia ka ftuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut t’i bashkohen Bashkimit Ekonomik Euroaziatik (BEE).

Ftesa iu është dërguar dy vendeve përmes përfaqësuesit të përhershëm të Rusisë në BE, Vladimir Çizhov, gjatë Forumit Ekonomik Euroaziatik në Verona të Italisë, të premten.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Diplomati rus vuri në dukje se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të gjejnë mirëkuptim brenda BEE m shpejt se sa në BE.

‘Jam i sigurt që vendet kandidate për anëtarësim në BE, e që kohët e fundit u vunë ‘në akull’ nga Brukseli, mund të gjejnë më tepër mirëkuptim në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik’, tha Çizhov.

Ftesa e Rusisë për vendet ballkanike vjen vetëm pak ditë pas vendimit të BE-s për të shtyrë hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Aktualisht, Bjellorusia është i vetmi vend evropian anëtar në BEE.

ME TE LEXUARAT