Prangoset 32 vjeçari ne Tirane, shperndante mall ne zonen e ‘Astirit’

Aktualitet

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi u kap duke shpërndarë doza kokaine në zonën e Astirit.

Policia thotë se 32-vjeçari A. T., u kap në flagrancë në një lokal, me kokaine, të cilat do ua shiste klientëve që frekuentonin këtë lokal.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Në vijim është ushtruar kontroll në banesën dhe në mjetin e këtij shtetasi, ku i janë gjetur një tjetër sasi me lëndë narkotike të llojit kokainë, përzierës lënde narkotike dhe peshore elektronike. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 60.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë; dy shishe me përzierës lënde narkotike; peshore elektronike; dy aparate celulare", sqaron policia.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

ME TE LEXUARAT