Ftesa ruse per antaresim ne EAEU, Zaev jep refuzimin e prere, Rama...

Politikë

‘Vendet, aplikimet e të cilave për anëtarësim në BE janë refuzuar mund të gjejnë më shumë mirëkuptim në Bashkimin Ekonomik Euroazian (EAEU)’, tha Përfaqësuesi i Përhershëm Rus në Bashkimin Evropian Vladimir Chizhov në një fjalim përmbyllës në Forumin Ekonomik Euroazian në Verona.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një ftesë kjo ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por nuk ka vonuar përgjigja e kryeministrit të kësaj të fundit, Zoran Zaev i cili e ka refuzuar këtë ftesë duke thënë se as nuk e ka marrë këtë thirrje as e shkon nëpër mendje diçka e tillë.

“Ndoshta ka një lloj mur mbrojtës rreth kësaj qeverie, kështu që ne as nuk e morëm atë thirrje. Dhe kjo as nuk na vjen në mendje. Nuk ka një ftesë të tillë, dhe shpresoj se nuk do të vijë,” tha Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse një ftesë për anëtarësim në EAEU kishte arritur pas fillimit të bisedimeve të anëtarësimit në BE.

Ndërkohë nga Shqipëria ende nuk ka një përgjigjie për ftesën ruse.

Në një samit dy-ditor javën e kaluar, liderët e BE nuk arritën të bien dakord për të filluar bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk dhe drejtuesi i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker shprehen zhgënjimin e tyre për këtë vendim, ndërsa Presidenti Francez Emmanuel Macron këmbënguli që Bashkimi Evropian duhej të reformohej vetë së pari.

“Sa i përket xhelozisë së dukshme që marrëdhëniet e EAEU me vendet e treta ngjallin (për shembull, me Singaporin kohët e fundit, dhe pikërisht sot me Serbinë), është mjaft e kuptueshme në një situatë kur një grupim po zgjerohet, dhe një tjetër po humbet anëtarët.

Nga rruga, unë jam i bindur që ato vende, kërkesat e të cilave për anëtarësim në BE janë hedhur poshtë përsëri në Bruksel, mund të gjejnë më shumë mirëkuptim në Bashkimin Ekonomik Euroazian”, tha diplomati rus.

Ai theksoi, në të njëjtën kohë, se ishte e rëndësishme të vendosen kontakte midis Komisionit Ekonomik Euroazian dhe Komisionit Evropian “për marrëdhëniet e ardhshme tregta

ME TE LEXUARAT