Spartak Ngjela flet ashper: Nuk jemi hajvane qe te na marrin greket neper kembe

Politikë

Cfarë të drejtash i shkelet minoritetit grek këtu? Kjo është pyetja që shtroi avokati Spartak Ngjela në emisionin “360 gradë” në RTV Ora. Për këtë ai i referohet ngjarjeve të fundit në Bularat, ku familjarët e Kacifasit tentuan të provokojnë sërish.

Sipas avokatit Ngjela, neve nuk jemi hajvanë që të na marrin nëpër këmbë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjela: Jam i sigurt që ajo gruaja e thjeshtë, pa pasur mbështetje politike nga shteti grek, nuk e bën atë. Nuk ka kaq trima sa mendoni ju, jo. Edhe ai tjetri që erdhi dhe u vra.

Ata rrinë rrinë dhe thonë të drejtat e minoritetit grek. Më thuaj cfarë të drejtash i shkelen minoritetit grek këtu? Ai i di korcarët grekë. Kur thotë që i janë shkelur të drejtat, thotë jepeni Korcës autonominë.

Nuk jemi ne kaq hajvanë sa të na marrin nëpër këmbë ata. Tani jemi të fortë. Nuk e kanë ata.

ME TE LEXUARAT