Lajmi Fundit
Lajmi Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Rriten divorcet me marreveshje: Shqiptaret ndahen per letrat

Gjithnjë e më shumë po rritet numri i shqiptarëve që ndahen me marrëveshje, me qëllim që njëri prej tyre të rimartohet jashtë vendit për të siguruar dokumentet e qëndrimit.
Gjykata e Tiranës po përballet me një numër të shtuar padish fiktive për zgjidhjen e martesave, në tri vitet e fundit, edhe pse palët deklarojnë shkaqe të tjera si motiv të ndarjes.
“Ka pasur një moment që për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike kanë emigruar dhe kanë lidhur martesa fiktive, thjesht për tu pajisur me dokumente. Shtete më shumë ka në Greqi, në Gjermani së fundmi”, thotë avokatja Megi Zonja për “Ora News”.
Problemet ekonomike janë shkaqet kryesore që çojnë drejt divorcit pa përjashtuar edhe faktorë të tjerë.
“Po të nisemi nga viti në vit dhe sipas statistikave, ne shohim gjithmonë rënie dhe rritje të numrit të divorceve. Kjo vjen për efekt të disa faktorëve sepse shpesh herë jemi mësuar të dëgjojmë që faktorët socialë, ekonomikë janë kyç, ata që ndikojnë në procesin e divorcit. Një nga faktorët e tjerë që mund të përmendim është dhuna në familje, një nga eksponentët që i çon bashkëshortit drejt divorcit”, thotë sociologia Arjana Muça.
/Ora News

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.