Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Plagosja ne Durres, arrestohet autori

Eshtë zbardhur ngjarjen e ndodhur mesditën e datës 27 tetor, ku pas një konflikti mbeti i plagosur me thikë një 19-vjeçar.

 

Eshte arrestuar autori i dyshuar dhe është proceduar në gjendje të lirë një tjetër.

 

 

Ja njoftimi i policisë për ngjarjen:

 

 

Durrës

 

Policia zbardh ngjarjen e ndodhur mesditën e datës 27 tetor, ku pas një konflikti mbeti i plagosur me thikë një 19-vjeçar.

 

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër.

 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, pas një pune hetimore dhe profesionale, bënë të mundur identifikimin e autorit të plagosjes së 19-vjeçarit.

 

Si rezultat i reagimit në kohë dhe bashkëpunimit me qytetarët, Specialistët për Hetimin e Krimeve lokalizuan, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:

 

  1. M., 20 vjeç, banues në Kavajë.

 

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. T., 34 vjeç, banues në Durrës.

 

Këta shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen nr. 17 Durrës, kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin K. Q., si dhe kanë goditur me sende të forta shtetasin D. M., 16 vjeç, banues në Durrës.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.