Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Rikthehet Ikardi, shenon nje gol ne 75 minuta te luajtura

Mauro Ikardi është kthyer të jetë bomberi që të gjithë njohim. Tashmë në Paris po e shijojnë në maksimum formën e sulmuesit argjentinas, që ditën e djeshme ndaj Bryzhit shënoi një dygolësh, i pesti përtë në 6 ndeshje të luajtura me fanellën nr 18 të Paris Sën Zhërmenit, numra që tregojnë formën e mirëtë ish-kapitenit të Interit.

Kaosi i sezonit të fundit tashmë duket një kujtim i largët. Divorci, ndonëse momental, me Interin është e shkuar e harruar. Ikardi, që ka zbarkuar në Paris me skepticizëm të plotë, tashmë ka rigjetur veten. Ka fituar besimin e Tuhel, ka kaluar ngërçet fizike dhe ka gjatur rrugën e golit.

Ndonëse ka një konkurrencë gjigantësh si Kavani, Mbape e Nejmar, Ikardi ka marrë një rol prej protagonisti absolut. Deri më tani tre ndeshje në Champion në tre ndeshje të lajtura, në Ligue 1 dy gola në tre ndeshje. Nuk ka më dyshime, Mauro është kthyer!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet