Kisha sapo u ndertoi shtepine, nena me 5 femijet serish ne qiell te hapur

Aktualitet

Një banese është djegur në fshatin Bardullush në Bashkinë e Vaut të Dejës. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 dhe familja që është prekur ka qenë ajo Ndoci.

Banesa është shkrumbuar e gjitha, por fatmirësisht askush nuk është lënduar. Kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë njoftuar zjarrfikësen pasi nëna me pesë fëmijët nuk ka qenë në banesë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas te dhenave nga vendi i ngjarjes mesohet se ndërtesa ka pasur vetëm një vit që ka qenë ndërtuar nga kisha pasi familja Ndoci është në kushte shumë të vështira ekonomike.

Banorët shprehen se zjarrfikësit kanë vonuar rreth 1 orë për të shkuar në vendngjarje.

Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike./top channel

ME TE LEXUARAT