Gazetari Kopliku perlotet ne emision: Alvini duhet marre, eshte keq...!

Aktualitet

Gazetari Taulant Kopliku është përlotur në studion e emisionit Open ku po flitet për historinë e vogëlushit Alvin Berisha i cili ka mbetur në kampin sirian Al-Hol.

“Ai fëmijë duhet marrë. I tha i ati ke për të ngrënë ,ai thotë s’kam lekë. Aty duhet të paguash. Imagjinoni ai i jepte zemër të atit”, tha Kopliku.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Lidhjet me kampin janë të pamundura për të qenë periodike, Autoritetet e kampit nuk përgjigjen. Sa i përket lajmeve në media, mbeta i befasuar për alarmin që u bë sepse nuk është në të mirë të sjelljes së djalit në shtëpi.

Në zonën rreth kampit ka pasur luftime. Në brendësi të kampit ka pas tentativa për të carë rrjetën edhe përplasje mes grupeve brenda kampit.

Alvini është ndër të vetmit fëmijë që është i pashoqëruara të paktën disa fëmijë kanë nënë, Babai i Alvinit nuk u lejua të rrinte, paraqiste rrezik, mund të përfundonte shumë keq”, tha ai më tej.

Gazetari Taulant Kopliku është shprehur se procedurat për të tërhequr persona nga ai kamp zgjasin vetëm 10 minuta.

“Pak kohë përpara një i deleguar nga Danimarka ka tërhequr tre persona me procedura që zgjasin vetëm 10 minuta. Pra janë procedura shumë të thjeshta”.

ME TE LEXUARAT