Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Frutat dhe perimet qe mund te hahen me lekure dhe jane shume te dobishme

Për të shtuar sasinë e vitaminave në trupin tonë është e shëndetshme që disa prej frutave dhe perimeve që konsumojmë ti hamë me lëkurë. Ja cila janë ato më të dobishmet:

  • Patëllxhani

Në lëkurën e errët të patëllxhanit janë zbuluar përbërës të cilat kanë një efekt të fuqishëm antioksidues që ndihmon, ndër të tjera në forcimin e sistemit tonë kardiovaskular.

  • Kastraveci

Lëkura e kastravecit përmban disa fibra të cilat na japin disa benefite si: pastrimin e traktit digjestiv, parandalimin e kapsllëkut, na jep një dozë të mirë të vitaminës K, thelbësore për forcimin e kockave dhe për të nxitur rritjen e qelizave.

  • Patatet

Lëkura e patates përmban lëndë ushqyese thelbësore të tilla si vitamina C, vitamina B dhe minerale të tilla si kalium, magnez, hekur dhe fosfor. Lëkura e patates është e pasur me fibra, përmirëson tretjen dhe mund ta konsumojmë të gatuar, të pjekur ose të gatuar në avull, në mënyrë që të mos humbasë asnjë nga vetitë e saj.

  • Karrotat

Lëkura e karrotës përmban praktikisht të njëjtat lëndë ushqyese si mishi që përmban në vetvete, por ka një përqendrim më të lartë të saj në lëkurë.

  • Bananet

Lëkura e bananes ka më shumë vitaminë C dhe kalium sesa brenda. Është gjithashtu e pasur me vitamina A, D dhe fosfor.  Mund ta shtoni në smoothie, ëmbëlsira dhe biskota për të përfituar nga të gjitha benefitet e saj.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.