Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Cakaj per negociatat: E ardhmja e BE ne pikepyetje? Shqiperia s`ka pergjigje

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka dale në një deklaratë ne lidhje me vendimin e Këshillit Europian, për mos’hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Ashtu si kryeministri Edi Rama, Cakaj shpreh bindjen se vendimi negativ nuk erdhi nga mosplotësimi i kushteve nga Shqipëria, por për shkak të procesit të reformimit që Franca kërkon ndaj BE-së.

“Nëse e ardhmja e BE është në pikëpyetje, Shqipëria nuk mund të ofrojë përgjigje”, tha Cakaj.

Ai tha se Shqipëria do të vazhdojë luftën për plotësimin e një sërë reformash që i nevojiten vendit dhe jo sepse i duhen Bashkimit Europian.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet