Keshilli i Ambasadoreve shqiptare thirrje për çeljen e negociatave te anetaresimit te Shqiperise

Aktualitet

Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë iu bashkohet thirrjeve drejtuar vendeve anëtare që njëzëri të miratojnë çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në të dy vendet ekziston vetëdija e plotë se çelja e negociatave nuk nënkupton anëtarësim automatik, por një marrëdhënie më të afërt e mbikqyrje më të rreptë në zbatimin e reformave.

 

Procesi i zgjerimit gjithmonë e ka forcuar Bashkimin Europian, dhe nuk është bërë kurrë pengesë për reformimin e brendshëm të BE në përshtatje me sfidat e kohës.

 

 

Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë vlerëson se një vendim pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE në këto momente, do të ishin me rëndësi të jashtëzakonshme si për ritmin e reformave në dy vendet kandidate ashtu edhe për forcimin e besueshmërisë tek institucionet europiane.

ME TE LEXUARAT