Shiste bileta te fasifikuara, arrestohet 32-vjeçarja në Durres per mashtrim

Aktualitet

Një 32-vjeçare është arrestuar nga ana e policisë së Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale të mashtrimit.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E.B 32-vjeç dyshohet se ka mashtruar dy shtetas duke ju shitur  bileta të falsifikuara  të një agjencie  turistike.

 

Njoftimi i policisë:

 

 

Kapet dhe ndalohet   një shtetase e shpallur  në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”

 

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, Specialistët Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore Durrës pas informacioneve te siguruara në rrugë operative, në lagjen nr 6  në Durrës  bënë të mundur ndalimin e shtetases   E.B., 32 vjeçe, banuese në Durrës,  e shpallur në kërkim e dyshuar për veprën penale të mashtrimit.

 

Kjo shtetase ka mashtruar dy shtetas duke ju shitur  bileta të falsifikuara  të një agjencie  turistike.

 

Materialet  i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT