Motrat rrahin nusen e vellait, prangoset njera

Aktualitet

Ushtron dhunë ndaj kunatës, arrestohet në flagrancë 45 vjeçarja, si dhe procedohet në gjendje të lirë motra e saj pasi kanosi me armë nusen e vëllait. Ngjarja ka ndodhur në Dibër.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sekuestrohet nga policia arma e gjahut.

 

 

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasja : Sh.D, 45 vjeçe, banuese në Dibër të Madhe

 

 

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja Z.M, 31 vjeçe, banuese në Kukës (motra e shtetases Sh.D).

 

Arrestimi i saj u bë pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së vëllait të saj shtetases A.D 28 vjeçe banuese në Dibër. Në konflikt është përfshirë edhe shtetasja Z.M e cila ka kanosur me armë gjahu, pa fishek shtetasen A.D.

 

Arma e gjahut, në momentin e sekuestrimit rezultoi pa fishek.

 

Arma është me leje dhe në pronësi të babait të dy motrave.

 

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.”, thote policia.

 

ME TE LEXUARAT