Sulmi ne Siri, UEFA mund te anuloje finalen e Champions ne Turqi

Sport

Michele Uva, nënkryetari i UEFA-s, foli për mundësinë e revokimit të finales së Champions në Stamboll. Kjo finale e shumëpritur nga sportdashësit do të mbahet në 30 maj në Stadiumin Olimpik Atatürk.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Revokimi i mbajtjes së finales të Champions është një akt i fortë nga pikëpamja sportive, ne nuk jemi

akoma në gjendje që të mund të flasim për të. Është e qartë që do ta vlerësojmë me presidentin

Ceferin dhe komitetin ekzekutiv, por për momentin duket e parakohshme të flasim për sanksione të këtij niveli. Momenti politik nuk është më i miri, ka një ndarje të qartë ndërmjet aspekteve politike dhe sportive por futbolli nuk mund të bëjë asgjë për këtë. Mbi sjelljen e

lojtarëve dhe trajnerëve ka rregulla të sakta që duhen respektuar, shkelja çon në hetime dhe sanksione të mundshme. Dënimet varen nga raporti i arbitrazhit të delegatit të UEFA, si dhe nga imazhet e TV. Por kjo varet nga organet gjykuese për ta vlerësuar atë ”, tha Uva.

Ia vlen të risjellim në vëmendje gjestin e fundit ushtarak që bënë lojtarët turk në ndeshjen me Shqipërinë pas shënimit të golit si simbolikë për nisjen e ndërhyrjes ushtarake turke kundër luftëtarëve kurd në Siri.

Shumë shtete të Evropës, kryesisht Franca kanë reaguar ashpër kundër kësaj ndërhyrjeje, ndërsa sot pritet dhe një përballje mes kësaj të fundit dhe skuadrës turke për kualifikimin Euro 2020.

ME TE LEXUARAT