Nis sot viti i ri Akademik/ Rama uron studentët nga Fakulteti i Mjekësisë

Politikë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga ceremonia e bluzave të bardha se shumë shpejt në QSUT do të hapet spitali i ri i Kirurgjisë. Ai tha se zgjodhi pikërisht Fa e Mjekësisë për të uruar studentët për nisjen e vitit të ri Akademik sepse aty hyjnë studentët më të mirë. Rama ceku edhe raportin mjek-pacient teksa deklaroi se në Shqipëri mjeku i kërkohet të bëjë mrekullira dhe kur ato nuk janë të mundshme, i kthehen në kosto morale."Ne zgjodhëm këtë Universitet për fillimin e një viti të ri akademik sepse ky është universiteti ku nga njëra anë hyjnë studentët më të mirë dhe nis një rrugëtim për t'iu bërë pjesë e frontit më të vështirë sepse nuk bëhet fjalë thjesht për të marrë një profesion por shumë më tepër se kap sepse siç e thoshte hipokrati të dashurosh mjekësinë do të thotë të dashurosh njerëzimin. Nga mjeku kërkohet të bëjë mrekullira dhe kur ato nuk janë të mundshme ato i kthehen mjekut në stres dhe kosto morale dhe për më tepër në vendin tonë ku është e vështirë vendosja e një raporti të shëndetshëm me mjekun. Baza e patundur e vlerave të këtij universiteti e cila është eksperienca e viteve themi me bindje se Universitetit është në një gjendje më të mirë se dje.  Së shpejti celet spaitali i ri modern i cili do të vendosë një standard të ri. Është shumë e rëndësishme që komunikimi mes nesh të vazhdojë. Ju uroj shumë  shëndet dhe suksese", përfundoi Rama.

ME TE LEXUARAT