Ngjarja ne Kavaje, lihet ne qeli polici, deshmia e re e Marsides

Aktualitet

Gjykata i njoftoi masen e sigurise Bledar Toçit, shefit të sigurisë së brendshme të burgut të Durrësit, i cili eshte lene në “arrest në burg” për vrasje me dashje.

Ai ndodhet i shtruar në spitalin e Durrësit, pasi mbeti i plagosur nga përplasja me armë me Dritan Haxhollin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në spital, Bledar Toçi ruhet nga dy oficerë policie ndersa hetuesit kanë dyshime nëse Bledar Toçi e qëlloi për vetëmbrojtje 41-vjeçarin Dritan Haxholli.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 10 Tetorit në Kavajë në banesën e Marsida Qatjas. Viktima Dritan Haxholli, i cili më parë ka pasur lidhje intime me 30-vjecaren Qatjan, shkoi në banesën e kësaj të fundit i armatosur me kallashnikov.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, mendohet që Haxholli kishte dyshime se Marsida kishte krijuar lidhje me Bledar Toçin dhe këtë të fundit do ta gjente në banesën e 31-vjeçares.

Ai hyri në apartament nga dera kryesore dhe aty u përball me policin e burgjeve, Bledar Toçin, me të cilin kishte njohje të mëparshme.

Haxholli qëlloi në drejtim të tij duke e plagosur me një plumb kallashnikovi Bledar Toçin, kurse ky i fundit reagoi duke e qëlluar me pistoletën e shërbimit. Dy plumba i morën jetën Dritan Haxhollit, citon klan. Në vendngjarje grupi hetimor mblodhi 1 gëzhojë kallashnikovi dhe 17 gëzhoja të pistoletës së Toçit. Ky i fundit u ka thënë hetuesve se reagoi për vetëmbrojtje.

Marsida Qatja, e cila dyshohet se është shkaku për krimin e pasionit, ka deklaruar se Dritan Haxhollit iu bllokua kallashnikovi pasi në të kundërt ai do të vriste të gjithë. Reagimin e Bledar Toçit, të cilin thotë se e ka mik, e konsideron heroik dhe në media deklaroi se “ai duhet të ngrihet në detyrë”./klan

ME TE LEXUARAT