Serbia reagon ndaj deklaratave te Albin Kurtit

Kosovë&Rajon

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë se qëndrimi i kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, për një reciprocitet të plotë ekonomik, politik dhe tregtar me Serbinë në vend të taksës 100 për qind, është paralajmërim i qartë për vazhdimin e shkeljes së marrëveshjes për tregti të lirë në Evropën Qendrore (CEFTA).

“Nëse ata veprojnë sipas paralajmërimeve, pa marrë parasysh a e heqin apo jo taksën 100 për qind, kjo është ende një shkelje e marrëveshjes së CEFTA-s. Asgjë nuk do të ndryshojë shumë, ata vazhdojnë të jenë pala që shkelin CEFTA-n si dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit qe e kanë me BE-në. Unë shpresoj që ata do të mendojnë edhe njëherë për këtë, sepse nuk e di ku do t’i dërgojë e gjithë kjo”, tha kryeministrja Bërnabiq, kur u pyet nga Radio Evropa e Lirë për të komentuar deklaratat e Kurtit për çështjen e reciprocitetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më 10 tetor, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, deklaroi se “Ne jemi jo vetëm të gatshëm, por edhe të interesuar që tarifën 100 për qind, ta zëvendësojmë me reciprocitet të plotë me Serbinë në përputhje me Rezolutën e Kuvendit të Kosovës të datës 7 dhjetor 2011”.

Qeveria e Kosovës pati vendosur taksën 100 për qind për mallrat serbe dhe të Bosnjës në nëntor të vitit 2018. Kjo ishte bërë si kundërpërgjigje, ndaj fushatës së autoriteteve serbe, për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Më pas, Serbia ndërpreu bisedimet për normalizimin e raporteve me Kosovën të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Heqjen e taksës e kanë kërkuar edhe Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

ME TE LEXUARAT