Psikologët: Ankthi nga koronavirusi, dobëson sistemin imunitar

Soft
Psikologët: Ankthi nga koronavirusi, dobëson sistemin imunitar

Situata e koronavirusit fatkeqësisht sa vjen dhe përkeqësohet, e në këto kushte ekziston rreziku i frikës apo i një ankth të përgjithësuar.

”Por, ky ankth dhe ky panik mund të ulë mbrojtjen imunitare”, deklaroi David Lazzari, president i Urdhrit Kombëtar italian të Psikologëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nuk mund të mohohet kjo situatë që po përjetojmë, por duhet të përballohet pa përhapjen e frikës në mënyrë të panevojshme”, shtoi ai.

Urdhri i Psikologëve ka aktivizuar udhëzues për qytetarët mbi menaxhimin psikologjik të problemit për përballimin sa më të lehtë ndaj tij.

ME TE LEXUARAT