Arrestohet 37-vjeçari ne Elbasan, kundershtoi dhe kanosi policet

Aktualitet

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin me inicialet S.S., 37 vjeç , banues në Elbasan pasi ka kundërshtuar punonjësit e policisë si dhe i ka kanosur ato.

Arrestimi i tij u bë pasi në bulevardin “Aqif Pasha”, Elbasan, ky shtetas kishte parkuar mjetin e tij duke u bërë pengesë për qarkullimin e mjeteve të tjera dhe për shkak të detyrës ka kundërshtuar dhe kanos me fjalë punonjësit e policisë të forcave të posaçme “Shqiponja”, të cilët e kishin konstatuar këtë mjet por kanë hasur rezistenc nga drejtuesi i mjetit duke mos ju bindur urdhërit për ta lëvizur mjetin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë po gjatë ditës së sotme në Elbasan, Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

S.H., 24 vjeç, banues në Librazhd, E.T., 29 vjeç, banues në fshatin Gradisht, Belsh, dhe B.Gj., 45 vjeç, fshatin Gjyral, Cërrik, pasi u kapën nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar motoçikletat pa Leje Drejtimi.

ME TE LEXUARAT