Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Portieri ra nga kati i gjashte i pallatit, reagon klubi i Partizanit

Klubi i Partizanit ka reaguar ne lidhje me ngjarjen e ndodhur me portierin e dyte te ekipit Alto Teqja i cili ka rene nga kati i gjashte i pallatit mbremjen e te shtunes.

“Klubi njofton se pjestari i ekipit Aldo Teqja siç edhe është raportuar në media ka pësuar një aksident menjëherë pas përfundimit të takimit Partizani – Teuta. Aktualisht portieri Teqja gjendet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë nën mbikqyrjen e mjekëve, fatmirësisht jasht rrezikut për jetën”, thuhet ne deklarate.

Sipas saj, mjekët e spitalit janë duke monitoruar gjendjen e Lojtarit. Prezent në ambientet jashtë spitalit janë shokët e skuadrës, stafi dhe drejtues të Klubit”, njofton Klubi i Partizanit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.