Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Panik ne avionin e nisur nga Bari per ne Londer, tym ne kabine, 4 te helmuar

Fluturimi BA 2591 i British Airways nga Bari ne Londër u nderpre dhe avioni bëri një ulje emergjente në qytetin e Bazelit ne Zvicër pasi u raportua per pranine e tymit në kabinë.

Katër anetare te ekuipazhit ishin intoksikuar, por 165 pasagjerët zbritën nga avioni në gjendje të mirë

Katër personat jane transferuar në spital. Nga ana tjeter rrafiku ajror u ndërpre për 20 minuta me tri fluturime ardhur në Cyrih dhe Shtutgart dhe pesë fluturime u nisen me orare te vonuara.

Piloti, sipas komunikimit të aeroportit, paralajmëroi kullën më të afërt të kontrollit, sapo vuri re tymin në kabinë dhe zbarkoi në 1:19 pasdite. Ne aeroport shërbimet kunder zjarrit dhe shpëtimit ishin vendosur ne aeroportit bashke me emergjencat ne pritje te avionit.

Kompania British Airways ka njoftuar se një aeroplan tjetër do të jetë gati në fund të pasdites për të lejuar 165 pasagjerë të mbërrijnë në Aeroportin Heathrow të Londrës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.