Iu vranë vëllezërit dhe nipi, flet motra që pa skenën: Erdha për babanë e sëmurë

Aktualitet

Krimi i rende dhe i trefishte tronditi dje Klosin, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie, Sali Dakuçi vrau me armë zjarri të vëllanë Kujtim Dakuçin, nipin 19 vjeç, Flogert Dakuçin dhe më pas qëlloi veten.

Ngjarja ndodhi në banesën e tyre në fshatin Xibër dhe skenën e këtij krimit makabër e ka parë nga dritarja edhe motra e dy vëllezërve, e cila kishte shkuar për të vizituar babain 85-vjeçar, i cili ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Motra e viktimave, Life, ka treguar mes lotësh, në kushte të tronditjes së thellë psikologjike, se i gjithë krimi ndodhin në vetëm 20 minuta.

“Erdha për vizitë në Xibër se kemi babain sëmurë. I dëgjova të dy vëllezërit duke u zënë dhe dola jashtë e u thash; Mos u zini për gardhin, por eja shihni babain se është sëmurë. Duke u ngjitur nëpër shkallë (banesa e vjetër dy-katëshe), pasi ecja me ngadalë se kam sëmurë këmbën, dëgjova një krismë arme.

Pash nga sipër Kujtimin të shtrirë përtokë. Më pas djali i Kujtimit, nipi im, iu sul Saliut duke thënë; “ça bërë?”. Dhe më pas dëgjova krismën tjetër…e pash nipin që u shtri përtokë. Më pas Saliu u largua nga banesa dhe u fut në një parcelë më misër dhe më pas kur pas 20 minutash dëgjova një tjetër krismë brenda tek banesa e tij (një kuzhinë e vjetër). Kur shkuam aty bashkë me gruan e Saliut, e pamë atë përtokë të mbuluar në gjak dhe pa shenja jete. Kishte qëlluar veten me plumb në kokë”, rrëfen mes lotësh motra e dy viktimave.

ME TE LEXUARAT