Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Rrufeja godet në ajër avionin e skuadrës së njohur gjermane

Lojtarët e skuadrës gjermane Hertha Berlin kanë përjetuar moment të tmerrshme frike të dielen.

Avioni me të cilin ata ktheheshin nga ndeshja në transferte kundër Koln u godit nga një rrufe e fortë.

Menjehere lojtarët dhe stafin i ka kapur paniku. Në rrëfimet e tyre para mediave gjermane, ata thane se pati të bërtitura të mëdha dhe panik për disa caste.

Gjithsesi stafi dhe drejtuesit e Herthes falenderuan pilotet dhe ekuipazhin e avionit të cilët me qetësi arritën ti ulin në aeroport të sigurt, lojtarët dhe stafin e skuadrës kryeqytetase.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet