Dyqanet “Duty Free” në Rinas/ Ministria i’a heq autorizimin Elona Çaushit

Aktualitet

Ministria e Financave ka vendosur anulimin e autorizimit ndaj kompanisë “Albania Duty Free Distribution”, administruese e të cilës është Elona Çaushi, bashkëshortja e gjyqtarit Gjin Gjoni.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Raportimi vjen nga “shqiptarja.com”, sipas të cilës vendimi vjen disa ditë pasi  kompania e mësipërme tentoi të merrte “peng” ambientet tregtare në aeroportin e Rinasit, me një vendim arbitrar gjykate dhe rinovim të dyshimtë licence, pasi kishte humbur tenderin e shpallur nga kompani koncesionare TIA si dhe në kushtet kur kontrata me TIA-n i mbaronte në 27 gusht 2019.

Sipas burimeve të sigurta, vijon raportimin “Shqiptarja…”, vendimi par anulimin është marrë ditën e hënë, në 30 shtator 2019, pas verifikimeve të ligjshmërinë e procedurave të ndjekura për rinovimin e licencës…

ME TE LEXUARAT