Malltezi bën denoncimin e rradhës: Kaq shumë para ju sjell betoni?!

Politikë

Nuk ka fund betoni në Tiranë. Përveç pallateve dhe kullave që mbijnë si kërpudha në të gjithë kryeqytetin, pas nuk mbetet as Parku i Madh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Denoncimin e bën drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi.

Teksa poston edhe një foto, anëtari i Kryesisë së PD shpreh habinë pse gjithçka në qytet duhet bërë me beton.

“Prapë beton në Parkun e madh të Tiranës. Kaq të pashkolluar janë apo kaq shumë para ju sjell betoni saqë nuk dinë të bëjnë një instalacion me dru por të gjitha me beton?", shkruan Malltezi.

Kjo nuk është hera e parë që Malltezi denoncon përmes fotove, videove dhe dokumenteve abuzimet me mjedisin në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë.

ME TE LEXUARAT