Hygerta Sako tregon ku ndodhej kur ra tërmeti i fortë dhe si e përjetoi!

Showbiz

Hygerta Sako ishte sot e ftuara speciale e Ruditës në emisionin e pasdites, ku foli për jetën private dhe atë profesionale.

Mes të tjerave ajo u pyet për të folur për një nga kujtimet më të tmerrshme që ka pasur dhe përgjigja e saj sigurisht që u lidh me tërmetet e njëpasnjëshme që kanë goditur Shqipërinë këto ditë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hygerta u shpreh se ishte duke ecur me makinë dhe ndaloi në semafor kur mjeti i saj nisi të tundej duke krijuar panik të shtunën.

Por ajo tregoi se ishte vajza e saj që u frikësua më shumë nga të gjithë dhe e përballoi shumë keq tërmetin:

“Fatmirësisht isha në makinë. Realisht falenderoj Zotin që nuk isha në shtëpi me vajzën se ajo ishte traumatizuar shumë dhe po ta shihja atë, do të ishte kujtimi më i tmerrshëm”.

Hygerta Sako tregoi dhe herën e fundit kur ka derdhur lot dhe sigurisht që lidhej me tërmetet:

“Hera e fundit që ka qarë ishte tërmeti i fundit, me shumë nga gëzimi që s’ndodhi gjë dhe të gjithë ishin mirë”.

ME TE LEXUARAT