Meta paralajmëroi tërmetin, reagon pas shkatërrimeve: Keq që askush s`ma vuri veshin

Aktualitet

Edhe pse disa jave me pare prrsidenti i republikes Ilir Meta dha alarmin per nje termet te forte qe do godiste Shqiperine, duket se askush nuk ia vuri veshin.

Por pas lekundjeve te forta qe u regjistruan sot ne Shqiperi vemendja duket se eshte kthyer tek paralajmerimi i Presidentit. Pas termetit te forte, kreu i shtetit ka reaguar diten e sotme me kete deklarate:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Presidenti i Republikes Sh.T.Z Ilir Meta shpreh keqardhjen per termetin qe ka tronditur vendin tone e ne vecanti Qarkun e Durresit dhe Tiranes.

Presidenti Meta shpreson per sa me pak deme dhe pasoja nderkohe qe eshte i rendesishem monitorimi i situates ne vazhdimesi dhe informimi i qytetareve nga strukturat pergjegjese shteterore.

Presidenti Meta po e ndjek situaten me vemendje dhe shqetesim.

POR CFARE PARALAJMEROI PRESIDENTI, JA LETRA QE I DREJTOI MINISTRISE SE MBROJTJES:

Nëpërmjet medies ndërkombëtare dhe kombëtare jam informuar mbi paralajmërimin për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballkanin. Paralajmërimi ka ardhur nga sizmologu i njohur zoti Akis Tselentis, drejtor I institutit gjeodinamik observatori kombëtar i Athinës. Sizmologu Tselentis ka paralajmëruar për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballkanin që mund të jetë 30 herë më i fuqishëm se ai që goditi para disa\ ditësh rajonin e Athinës

Për shkak të karakteristikave të veta sizmike vendi unë është një nga vendet me sizmicitetin më të lartë në Evropë. Prandaj Shqipëria është një vend I kërcënuar nga kjo dukuri natyrore.

Për sa më sipër kërkoj nga ana juaj të informohem mbi:

Institucionet përgjegjëse a kanë kontaktuar me sizmologun Tselentis dhe institucionet homologe të rajonit lidhur me të dhënat e tyre për paralajmërime të tilla?

Cilat janë kapacitetet tona për përballimin dhe masat e marra nga ana juaj, nëse vendi ynë do të goditet nga një tërmet I përmasave të tilla.

Çfarë masash janë marrë apo do të merren për të reaguar në kohë dhe për të minimizuar pasojat e mundshme në nivel qendror dhe vendor?

Nëse e gjykoni të domosdoshme jam I gatshëm të mbledh këshillin e sigurisë kombëtare qoftë edhe vetëm për këtë çështje, pasi çdo nënvlerësim I situatës mund të jetë me pasoja tragjike për jetën e qytetarët në radhë të parë.

ME TE LEXUARAT